Debate për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, Balla: Nuk bëjmë gabimet e 2010-ës – A2

Debate për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, Balla: Nuk bëjmë gabimet e 2010-ës

Ndryshimi i rregullores se kuvendit është pritur me debate në komisionin e Ligjeve, pasi opozita akuzoi mazhorancën se po kërkon të mbrojë veten me imunitet parlamentar, ndërkohë që socialistët thonë se nuk do miratohet asnjë ndryshim pa opozitën.

Sipas deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj, mazhoranca apo fut  “sot koracën imunitare për të mbrojtur deputetët nga ndjekja penale. Duhet hequr nga ky moment rendi i ditës i komisionit të ligjeve dhe të kaloj aty ku i përket, te Këshilli për mandatet”.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së u përgjigj kolegt “ të rri i qetë” sepse ndryshime nuk do të miratohen pa konsensusin e opozitës, sepse “nuk bëjmë gabimet e Kuvendit në 2010 dhe 2011”.

Por Balla shtoi se “duhet të marr fund përçudnimi i deputeteve për shkak të transparencës. Jemi në gjendjen që pas 20 vitesh duhet të ndryshojmë tërësish ligjin për statusit të deputetit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2