Dy golat e polakut “çmendën” tifozët e Milanit

Ndaj Napolit, për Piatek ishte ndeshja e parë që e niste në formacion pas atyre 20 minuta në Serie A të fundjavës së kaluar dhe polaku brenda 27 minutave të para fitoi zemrat e tifozëve të Milanit.

Ai realizoi dy gola fantastik, duke vulosur edhe kualifikimin e Milanit në gjysmëfinale të Kupës.

Për këtë, tifozët kishin edhe një surprizë, e cila duket se është ideuar vetëm brenda shkallëve të stadiumit.

Kori kuqezi në mbështetje të sulmuesit polak ishte me të vërtetë spektakolar gjatë ndeshjes kundër Napolit, ndërsa video është bërë virale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN