Gjenden sediljet e avionit ku udhëtonte futbollisti Sala

Kërkimet për futbollistin argjentinas të Cardiff Emiliano Sala mund të kenë arritur një moment kulmor.

Sipas autoriteteve britanike, ndenjëset e gjetura këtë javë në një plazh francez me shumë mundësi janë ato të avionit ku udhëtonte 28 vjeçari.

Avioni me të cilin sulmuesi argjentinas po udhëtonte drejt Cardiff u zhduk nga radarët. Sipas policisë franceze, kontaktet e radarit me mjetin u ndërprenë në momentin kur aeroplani po kalonte kanalin e La Manshit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN