Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Goditja e madhe e Kukësit, arrihet akordi me Valdet Ramën

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 17:35 | Futboll
Goditja e madhe e Kukësit, arrihet akordi me Valdet Ramën

Pas transferimit të Rrocës dhe Shkurtajt nga Luftëtari, Kukësi i Safet Gjicit ka arritur akordin edhe me ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Valdet Rama.

A2 ka mësuar se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tashmë pritet nënshkrimi i kontratës. Aktualisht, Rama ishte futbollist i lirë, pasi ka mbyllur kontratën në vitin 2018 me skuadrën kineze të YB Funde.

Valdet Rama ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare dhe mbahet mend nga tifozët kuqezi si një lojtar me një teknikë të lartë, si edhe për atë gol të shënuar ndaj Norvegjisë në “Qemal Stafa”.

https://www.youtube.com/watch?v=nopPNh5QSq4

A2 CNN Livestream

Dita jonë