Haradinaj: Edhe nëse prishet koalicioni, taksa qëndron deri në verë

“Sa i përket prishjes së koalicionit, dhe shkuarjes në zgjedhje, potenciale, i bien që taksa mbetet deri në qershor, nëse shpallen zgjedhjen janë nja 45 ditë derisa të mbahen, derisa të krijohet Parlamenti janë edhe 30 të tjera, edhe qeveria disa ditë, kështu që hyjmë në verë me taksë”.

Ky ishte mesazhi i qartë që përçoi kryeministri Ramush Haradinaj, pas kërkesës së aleatit të tij qeverisës, Kadri Veseli, për pezullimin e tarifës 100% për 120 ditë. Në një konferencë për shtyp, shefi i ekzekutivit të Prishtinës sqaroi se nuk i intereson nëse kërkesat e tij ndaj Serbisë i hapin probleme me ndokënd.

Ndër të tjera ai nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kundërshtojnë kushtet e vendosura ndaj Serbisë për heqjen e taksës. Kryeministri Haradinaj tha se tarifa duhet të përdoret si vlerë në negocim me Beogradin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN