Heqja e taksës, Haradinaj rreshton kushtet për BE dhe SHBA

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka dërguar një letër ambasadorëve të Quint-it, duke rreshtuar kushtet qe duhet te plotësohen në mënyrë që Qeveria ta pezullojë taksën 100% ndaj Serbisë.

Ai thotë se taksa do të hiqet nëse SHBA dhe BE do të mbështesin një konferencë ndërkombëtare për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

SHBA-të dhe BE-ja duhet të japin zotime publike dhe të garantojnë që në Konferencë nuk do të diskutohet çështja e kufijve, dhënia e kompetencave ekzekutive për asociacionin e komunave serbe. BE po ashtu të angazhohet për liberalizimin e vizave dhe për vënien në jetë të marrëveshjes për energjinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN