Ish-ministri Bushati përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Mal të Zi

Edhe pse tashmë i larguar nga posti i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati vijon të ndjekë zhvillimet në rajon. Ish-ministri i Jashtëm ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit zgjedhor të nënshkruar nga faktori shqiptar në Malin e Zi, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia na Bashkon”.

“Përpjekja dhe angazhimi konstant me të gjithë aktorët politik, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i dha frytet. Me përgjegjshmëri politike dhe mision qytetar, faktori politik shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia na Bashkon”. Ky hap, që përbën një moment të shumëpritur për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, është dëshmia më e mirë e maturisë politike, dhe në të njëjtën kohë përbën një tjetër arritje domethënëse për politikën tonë të jashtme dinamike e konstruktive në rajon. Suksese të mëtejshme Komunës Tuz! #UrimeMalësia!”, shkruan Bushati.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN