Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 41 vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 41 vjeçar i kërkuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Personi me inicialet A.F. ishte në kërkim ndërkombëtar, dhe pritet që të ekstradohet në Itali, sipas kërkesës së Gjykatës së Milanos të vitit 2007.

 Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN