Kanada, akulli shkrihet, dalin në pah peizazhe të mbuluara që njerëzimi nuk ka parë kurrë

Kanadaja është një vend ku patjetër nuk mungojnë peizazhet mbresëlënëse, duke parë dimensionet.

Por në skajin e saj më verior, kohët e fundit mund të shkrepësh fotografi shumë të veçanta, që askush më parë nuk ka patur mundësi të bëj. Kjo, sepse malet dhe lumenjtë e zonës nuk dilnin në pah që prej 40 mijë vitesh më parë.

Sipas një studimi të Universitetit të Kolorados, pjesa kanadeze e Arktikut po përjeton shekullin më të nxehtë në 115 mijë vitet e fundit, dhe peizazhet e mbuluar prej dhjetëra mijëra vitesh po fillojnë të duken veçanërisht në Ishullin Baffin, i pesti më i madh në botë.

Hulumtuesit kanë filluar të mbledhin edhe mbetjet e bimësisë që kishin fshehur akullnajat që po tërhiqen gjithmonë e më shumë.

Duke përdorur analizat me radiokarbon, u zbulua që disa prej tyre kanë lulëzuar mbi 40 mijë vite më parë.  Tani ato dalin në pah dhe mblidhen pa asnjë sforco, sepse akulli përreth po shkrihet me ritme marramendëse.

Sipas parashikimeve, me këtë ritëm, Kanadaja nuk do të ketë më akuj të përhershëm në territorin e saj brenda dy shekujsh, me pasoja padyshim të mëdha për natyrën dhe vetë njerëzimin.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN