KLP në dilemë për mandatin e Bujar Sheshit

Bujar Sheshi, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, do të hetohet për procedurën e përzgjedhjes si dhe për formën e dhënies së deklarimit para fillimi të mandatit si prokuror.

Zyrtarisht mësohet se ndaj tij ka një hetim që nisi kryesisht me urdhër të prokurores së përgjithshme pas dokumentit zyrtar dërguar Këshillit të Prokuroreve nga Autoriteti i Hapjes se Dosjeve, se Sheshi figuron si ish hetues dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Nga ana tjetër ka dhe një kallëzim të depozituar në prokurorinë  e Tiranës, ku Sheshi padit për shpërdorim detyre dhe falsifikim autoritetin. 

Pritet vendimi i Këshillit të Prokurorëve, i cili do të jetë ngrirja e mandatit të tij deri në përfundim të hetimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN