Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kukësi e fal, veprimi i sulmuesit që lëkundi presidentin Gjici

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 12:57 | Futboll

Mungesë impenjimi, thyerje e disiplinës dhe mosparaqitje në ekip për ndeshjen e kampionatit ndaj Laçit. Të gjitha veprimet e sulmuesit Rexhinaldo, u shoqëruan me vendimin e presidentit Safet Gjici për ndëshkimin e sulmuesit, duke e kaluar të stërvitej me Kukësin B.

Gjatë paradites së të mërkurës, situata ndryshoi dhe masa ndaj lojtarit nga Mozambiku u anulua. Gjithçka pasi Rexhinaldo kërkoi një takim me drejtuesin e klubit dhe shoqërohej edhe nga familja: bashkëshortja dhe fëmija vetëm pak muajsh. Në këtë mënyrë, 28-vjeçari luajti me pjesën e dhembshurisë dhe në fakt i’a doli.

Sulmuesi Rexhinaldo

“Rexhinaldo më erdhi së bashku me familjen dhe realisht më vendosi në pozitë. Vendosa ta fal për këtë herë edhe sepse më erdhi së bashku me familjen. Pas bisedës që zgjati mbi 1 një, i komunikova se sjellje të tilla nuk do të tolerohen më. I kërkova edhe familjes ta ndihmojë në këtë pjesë, ndërsa Rexhinaldo më premtoi se nuk do të përsëriten këto situata”, tha presidenti Gjici për A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani