Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Maduro akuzon Trump: Urdhëroi vrasjen time

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 22:21 | Bota
Maduro akuzon Trump: Urdhëroi vrasjen time

Nikolas Maduro sulmon liderin e opozitës. Gjykata e Lartë e Venezuelës i ka ndaluar Huan Guaidos, që të largohet nga vendi si dhe i ka ngrirë llogaritë bankare.

Kjo lëvizje vjen mes përshkallëzimit të luftës për pushtet, pasi lideri opozitar u vetëshpall president i përkohshëm javën e kaluar.

Guaido u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera. Nga ana tjetër edhe Maduro ka aleatë të fuqishëm, përfshirë Rusinë. Në një intervistë, ai thotë se është i gatshëm të mbajë negociata me opozitën. Maduro lëshon akuza shumë të rënda ndaj presidentit amerikan.

“Nuk ka asnjë dyshim që Donald Trump ka urdhëruar vrasjen time; ai i kërkoi qeverisë dhe mafias kolumbiane që të më vrasë. Nëse më ndodh diçka, Donald Trump dhe presidenti i Kolumbisë, Ivan Duquedo të jenë përgjegjës”, tha Nicolas Maduro, president i Venezuelës.

Ndër të tjera, Maduro përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, duke thënë se mandati i tij përfundon në vitin 2025.

Në këtë mënyrë, ai kundërshton edhe ultimatumin e Bashkimit Europian për të zhvilluar zgjedhje të reja. Në të kundërt, Brukseli paralajmëron të njohë Guaidon si president të Venezuelës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu