Newcastle trondit City-n dhe i jep asisit Liverpool

Mançester Siti ka bërë një hap fals në rrugën drejt titullit teksa është mundur befasisht nga Njukasëll. ‘Citizens’ zhbllokuan takimin vetëm pas 24 sekondash lojë por u përmbysën në pjesën e dytë nga skuadra që lufton për mbijetesë.

Liverpul ka tani shansin e shkëputjes në 7 pikë në rast fitoreje ndaj Uatford. Në takimet e tjera Mançester Junajted, pas 6 fitoreve radhazi në kampionat u ndal në një barazim 2-2 nga Bërnlej.

Arsenal mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Kardif në luftën për një vend në zonën evropiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN