Rama bën bilancin e bashkëqeverisjes

Nga takimi i përjavshëm i bashkëqeverisjes Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e ankesave që kanë ardhur në platformë, dhe rastet e zgjidhura. Këto të fundit, janë shoqëruar edhe me 643 masa ndëshkimore, gjysma e prej te cilave me largime nga puna për mosdhënien në kohë të së drejtës së tyre qytetarëve.

“Është me rëndësi në total, nga momenti i funksionimit të plotë të platformës janë regjistruar 33336 çështje, kërkesa, ankesa apo adresime të llojeve të tjera. Çështjet lidhen me nivelin qendror dhe vendor të qeverisjes”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN