Salianji: Dorëheqja? Jam përpjekur të vendos një standard

Ervin Salianji ishte i ftuar në studiot e A2 për të folur për përgatitjet e protestës së madhe të opozitës më 16 shkurt.  

Salianji, pasi ka nënvizuar që vendi është tashmë“ pothuajse i pabanueshëm për shqiptarët, jo vetëm për arsye ekonomike por në radhë të parë për “padrejtësitë” që jetojnë çdo ditë, pohoi se protesta do të jetë një test edhe për opozitën, që duhet të thyej “mosbesimin ndaj politikës” që karakterizon opinion publik.  

Sipas tij, “ presioni ndërmjet protestave sjellin vetëm rezultate pozitive, dhe nuk është e vërtetë që protestat nuk rrëzojnë qeveritë. Rasti i fundit është në Armeni. Kur nuk kanë këtë objektiv, atëherë duhen ndryshuar”.

Ai pranon që mund të ketë pasur “një cedim në mos përcjelljen e mesazhit të elektoratit për atë që PD duhet të bëj ndryshe nga Rama” , por vlerëson se PD  është duke ngritur grupe pune, “si ai për ndryshimin e Arsimit të lartë, me ndihmën e Konrad Adenuar dhe CDU-së gjermane.

Në planin personal, Salianji vendosi të japë dorëheqjen nga sekretar i grupit. Për të kjo nuk është domethënëse, sepse “Jam përpjekur të vendos një standard, nuk kam hyre nga halli por me një mision. Nuk është drame e madhe të fitosh apo të humbësh brenda partisë, nuk ka pra pakënaqësi”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN