Stadiumi i ri i Kukësit, Gjici zbulon detajet dhe pengesat e punimeve

Mbi 6 milionë euro investim për një stadium, që edhe pse me kapacitet jo të madh, do të plotësojë kriteret edhe për ndeshjet ndërkombëtare.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici zbuloi për A2 detajet e impiantit të ri, si edhe arsyen e vonesave ne nisjen e punimeve.

“Ne presim që firma zbatuese të ecë shpejt me punimet. Besoj që do të kemi një stadium me standardet ndërkombëtare dhe ndeshjet në Europë t’i luajmë në Kukës. Ideja e parë shkonte 12 mln euro, ndërsa tashmë i gjithë investimi do të shkojë diku te 6.1 mln euro dhe parashikohet te 6 mijë vende të ulëta. Ka pasur disa pengesa nga bashkia për shkak të investimeve. Bashkia na ka thënë se është pronare e stadiumit. Besoj se stadiumi do të jetë funksional me fillimin e sezonit tjetër, ndoshta edhe për kupat e Europës”, tha Gjici.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN