Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Tahiri”, refuzohet shtyrja e afatit të komisionit hetimor

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 14:18 | Politikë
“Tahiri”, refuzohet shtyrja e afatit të komisionit hetimor

Konferenca e kryetarëve refuzon kërkesën e opozitës për zgjatjen e punimeve të komisionit hetimor për Saimir Tahirin.

Edi Paloka ka kërkuar në konferencën e kryetarëve se institucionet e drejtësisë nuk janë përgjigjur kërkesave që i ka drejtuar komisioni hetimor lidhur me pikëpyetjet që kanë pasur me rastin e hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri. PD kërkoi të zgjatej edhe me 3 muaj ky komision, e cila do të ishte e dyta.

Por mazhoranca nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke i dhënë mundësinë PD-së që të kërkojë nisjen e një tjetër komisioni hetimor. Kjo është konfirmuar edhe nga Paloka, i cili ka thënë se ky komision nuk do të përqendrohet vetëm të Tahiri, por edhe te zyrtarë të tjerë të lidhur me trafikun e drogës.

“Në asnjë rast, nuk do të shkelen ligjet nga ana jonë se PD ishte në gjumë dy muaj më parë dhe tashmë u kthye për të rikthyer punën”, tha Taulant Balla.

“Ne jemi të vendosur, do ta ribëjmë kërkesën dhe komisioni do të ringrihet. As Rama dhe askush tjetër nuk mund të vetdemaskohen për lidhjet që kjo qeveri ka me krimin, sidomos gjatë kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Tahiri”, u shpreh Edi Paloka.

A2 CNN Livestream

Dita jonë