Tiranë, vritet me armë zjarri ish-efektivi i FNSH – A2

Tiranë, vritet me armë zjarri ish-efektivi i FNSH

Kryeqyteti është tronditur në orët e mesditës nga një vrasje me armë zjarri.

A2 mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “Selitës”. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi, i cili është identifikuar si shtetasi Arben Bilali, 50 vjeç, ish-efektiv policie.

Fillimisht, Bilali ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë qenë dy persona.

Mësohet se viktima është vëllai i Leonard Bilalit, i cili është ekzekutuar thuajse në të njëjtin vend në vitin 2010.

Forca të shumta polici kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2