Valias, Basha takon familjet e përmbytura

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal me banorët e Valiasit në Bashkinë e Kamzës. Veç problemeve ekonomike, ata u ankuan për përmbytjet e vazhdueshme dhe mungesën e dëmshpërblimeve nga ana e qeverisë. Basha tha se PD ka ezauruar të gjitha mundësitë për zgjidhje politike, tani sipas tij është radha e qytetarëve të vendosin me 16 shkurt.

“Ne kemi zgjidhje për t’i dhënë fund papunësisë, për të hap vende pune dhe vende pune me paga dinjitoze. Por këto zgjidhje nuk zbatohen pa marrë një zgjidhje të madhe problemi që ka sot Shqipëria. Shqipëria nuk qeveriset sot, por sundohet nga një bandë. Ne politikisht kemi shteruar çdo mjet për ta zgjidhur. Prandaj sot kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë, ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarit shqiptar”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN