Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zapata dhe shqiptarët eliminojnë Juventusin nga Kupa

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 22:42 | Futboll
Zapata dhe shqiptarët eliminojnë Juventusin nga Kupa

Edhe pse me Ronaldon në fushën e lojës bardhezinjtë e Juventusit ishin totalisht të “shpërfytyruar” në sfidën çerekfinale të Kupës së Italisë, duke u eliminuar me rezultatin e pastër 3-0 nga Atalanta.

Heroi i vendasve ishte njeriu i momentit në futbollin italian, Duvan Zapata, i cili arriti të realizonte dy gola në këtë sfidë.

Por për t’u theksuar ishte edhe paraqitja mjaft e mirë e dy shqiptarëve të Atalantës, Gjimshitit dhe Etrit Berishës, të cilët e bën totalisht inekzistent Ronaldon, por edhe lojtarët e tjerë të Juventusit, të cilët gjatë 90 minuta krijuan vetëm një rast.

Një ndeshje për t’u harruar për bardhezinjtë, të cilët tashmë heqin dorë nga trofeu i parë sezonal, ndërsa Atalanta do të ndeshjet në gjysmëfinale me Fiorentinën që më herët shkatërroi Romën 7-1.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani