Afrim Krasniqi: Politikanët më aktivë? Në fund të listës biznesmenët

Analisti Afrim Krasniqi i ftuar në studiot e A2 komentoi ngjarjet politike në vend, duke filluar nga debati për rregulloren e Parlamentit, dhe çështjen e rregullores së Parlamentit që opozita akuzon për një rikthim të imunitetit parlamentar.

Sipas tij, çështja shtrohet më shumë si  “një keqkuptim që kanë palët në lidhje për vendimet e Kushtetutës në 2016 dhe detyrimin e parlamentit për ta zbatuar”.

 Sipas Krasniqit ndryshimi i rregullores duhet të shkojë në kuadër sepse të parimeve të vendeve demokratike, që sot kanë “kufizimin e imunitetit të deputeteve”.

Krasniqi prezantoi edhe raportin  e Institutit për Studime Politike që ai drejton, mbi pjesëmarrjen dhe aktivitetin e parlamentareve shqiptare.

Sipas Krasniqit, për shkak se opozita e ka patur marrëdhënie të kushtëzuar, Parlamenti e vuajti dhe nuk pati “akte themelore që sillnin reforma nga ato që presin qytetarët”.

Afrim Krasniqi

Për analistin, Parlamenti nuk arriti në “përmbushjen e detyrimet cilësore të punës. Preokupimi kryesor nuk ishte miratimi i ligjeve, por sigurimi  i votave të nevojshme që mbledhjet të quheshin të vlefshme”.

I vetmi tregues pozitiv, sipas tij, ishte  trendi i rritjes së kërkesave për informacion të deputetëve për ekzekutivin, dhe jo vetëm nga opozita.

Nga politikanët më aktivë, bëhen edhe emra të përveçëm. Dominojnë gratë politikës, Vasilika Hysi për PD-në, Jorida Tabaku për PD-në dhe Kejdi Mehmeti për LSI, por aktiv është edhe Oerd Bylykbashi dhe Erion Braçe. Në fund të listës? Padyshim biznesmenët.

I pyetur për investigimet e Voice of America dhe BIRN për mashtrime elektorale, Krasniqi përfundon duke thënë që “sot duhet të kishte një reagim institucional, nga ekzekutivi ose komisioni i zgjedhjeve” dhe që nuk mendon për një “presion nga poshtë” të opinionit publik por ka shpresa vetëm tek presioni ndërkombëtar”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN