Basha: Qeveri kalimtare, ose këtë sallë duhet ta pastrojë populli

Opozita ka nisur me tone të ashpra seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet ndryshimi i buxhetit, ndërsa ka kërkuar që në sallë për këtë të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Por kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu përgjigj duke i thënë se opozita mund ta thërrasë në interpelancë Kryeministrin.

Edhe më i ashpër në fjalën e tij është treguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka kërkuar ndërprerje të seancës. “Nuk ka zgjidhje tjetër”, u shpreh Basha. “Ose do të ngremë një qeveri kalimtare, ose këtë sallë duhet ta pastrojë populli shqiptar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN