Dosja 339, VOA dhe BIRN, investigim për krimin zgjedhor

Zëri i Amerikës publikoi një investigim me dhjetëra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, te cilat hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor.

Bëhet fjalë për dosjen e famshme 339, dhe 339/1. Prej muajsh janë publikuara disa përgjime në të cilat kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është kapur në komunikim me grupin e kriminal të Avdylajve në Shijak, por sipas këtij investigimi në zyrat e prokuroreve të çështjes janë disa kuti të mbushura me cd që ende nuk janë zbardhur.

Vetëm në njërën prej tyre, ku lexohet korrupsion dhe blerje votash, janë 42 cd.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN