Drejtësia nis mësimin në gjimnaz, fakulteti i bllokuar

Pas gati dy muajsh protestë rinis mësimi për studentët e juridikut, por në një godinë tjetër.

Shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi” kthehet në Fakultet të Drejtësie. Në orët e pasdites ambientet e gjimnazit do të shërbejnë për mësimin e studentëve. Kjo është një zgjidhje e përkohshme deri sa studentët e ngujuar të lirojnë ambientet e bllokuara në Fakultetin e Drejtësisë.

Nisja e mësimit fillimisht u bllokua nga studentët protestues të cilët mbyllën derën kryesore të gjimnazit. Por më pas situata u zhbllokua dhe mësimi vijoi sipas orarit. 38 klasa të gjimnazit deri në orët e darkës, madje dhe në fundjavë, do të jenë në funksion të studentëve. Ndërkohë, në Fakultetin e Drejtësisë vijojnë ngujimin studentët protestues.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN