Dule: PBDNJ, bashkëpunim me MEGA-n në zgjedhjet vendore

Vangjel Dule zbuloi në emisionin “I Ftuari” se partia që ai drejton PBDNJ është në përpjekje për të arritur një bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme me partinë MEGA.

“Po bëhen të gjitha përpjekjet për të bashkëpunuar me partinë MEGA për zgjedhjet e ardhshme vendore. Mund të jetë bashkim ose bashkërendim. Përpjekja për bashkëpunimi është në proces”, tha Dule.

Ai u shpreh se PBDNJ ka qenë viktima e parë dhe kryesore e zgjedhjeve të cenuara. “Këtë e pohojnë vetë njerëz që kanë qenë në procesin e administrimit”.

“PBDNJ mund t’i fitojë edhe e vetme 3 bashkitë, Himarën, Dropullin dhe Finiqin në rast të zgjedhjeve të ndershme”, tha Dule.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN