Gallup: Popullariteti i liderëve botërorë në pikiatë – A2

Gallup: Popullariteti i liderëve botërorë në pikiatë

Popullaritetit i liderëve politikë në të gjithë botën është në pikiatë. Këtë e konfirmon një studim i shoqatës ndërkombëtare Gallup, sipas të cilit pakënaqësia ndaj udhëheqësve ne Europë dhe botë, është rritur ndjeshëm.

Sociologu Kancho Stachev, drejtues i Bordit të Gallup International, tha për Deutsche Welle se është hera e parë që shënohet një rënie e tillë e popullaritetit për të gjithë liderët globalë.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Zakonisht politikanët lëvizin në vlerësime herë më lart apo herë më poshtë, por që të gjithë ata bashkë të humbasin shumë popullaritet krahasuar me vitin e kaluar, kjo është e pashembullt. Duket se ka arsye të thella. Bota, në të cilën ne jetojmë po përjeton një fazë transformimi”

Kancho Stachev

Sipas sociologut bëhet fjalë për një humbje të besimit tek politika, e përjashtim nuk bëjnë as udhëheqësit më popullorë deri më tani.

“Kjo vlen edhe për politikanë si Merkel, që është vërtet më e preferuara, jo vetëm në Europë, por edhe në botë, por që e ka humbur masivisht mbështetjen. Nuk bëhet fjalë vetëm për probleme të brendshme politike, por për atmosferën globale”.

Kancho Stachev

Sondazhi vjetor i Gallup bazohet në opinionet e 47 mijë qytetarëve në 45 shtete.

Shkarkoni aplikacionin e A2