“I Ftuari”, Vangjel Dule: Si nisi ngjarja e Bularatit… – A2

“I Ftuari”, Vangjel Dule: Si nisi ngjarja e Bularatit…

Deputeti, njëkohësisht kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, iu rikthye të flasë edhe një herë për ngjarjet e Bularatit, ku mbeti i vrarë. Kostandinos Kaçifas.

Deputeti Dule u shpreh se viktimën nuk e njihte, ndërsa familjen po. “Të ndjerin nuk e kam njohur, ndërsa familjen e tij po. Por nuk ishte vetëm kjo që më bëri të shkoja në varrim. Pati shumë komente negative për pjesëmarrjen time në ato momente. Por unë nuk kam qenë vetëm në varrim, por që ditën e nesërme të asaj ngjarje tragjike isha në familje dhe shpreha qëndrimin në media. Nuk është vetëm njohja që ekziston. Deputeti nuk është i dërguari i Parlamentit, por është përfaqësuesi i komunitetit në Parlament dhe vendi i tij është aty, me njerëzit.

Më tej, Dule dha versionin e tij se si nisi ngjarja në Bularat. “Për mua ende nuk është folur për thelbin e asaj ngjarje. Unë kam këmbëngulur që në fillim se kësaj ngjarje duhet t’i shkohet deri në fund. Por ende kjo ngjarje mbetet pa përgjigje. Ai kishte dalë si të gjithë bashkëfshatarët e tij para ndodhjes së kësaj ngjarje tragjike dhe po pinte kafe në qendër të fshatit. Pse u detyrua? Nga cilët faktorë, që të marrë një armë dhe të dalë dhe të dalë në qendër të fshatit. Nëse një njeri ka në plan të shkaktojë një incident të atyre përmasave e planifikon. Nuk del që ta paralajmërojë atë. Unë kam marrë shumë informacion, por autoritetet nuk kanë dhënë një raport të plotë. Njerëz seriozë, bashkëfshatarë të të ndjerit pohojnë se është provokuar përpara. Pse u detyrua të marrë armën, kur nuk kishte këtë predispozicion. U kërkua nga forcat e rendit që të ulte një flamur që ishte vendosur mbi një kryq të madh. Ndërkohë që kishte qindra flamuj në atë zonë”, tha ndër të tjera Dule.

Shkarkoni aplikacionin e A2