Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kina teston trenin më të shpejtë nëntokësor

Nga A2 CNN
31 Janar 2019, 12:26 | Ekonomi
Kina teston trenin më të shpejtë nëntokësor

Treni nëntokësor më i shpejtë në Kinë bëri xhiron e tij të debutimit në Pekin. Treni ka aftësinë të udhëtojë me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë dhe mund ta bëjë linjën 41 kilometra të gjatë drejt aeroportit të Pekinit për vetëm 19 minuta.

Treni pritet të vendoset në funksion në Shtator 2019, njëkohësisht me datën kur mendohet se do të hapet edhe aeroporti.

Këto trena kanë edhe një karakteristikë tjetër që i dallon, faktin se për herë të parë në Kinë do të ofrojnë një vagon për klasin e biznesit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë