Maqedoni, seanca plenare zhvillohet në gjuhën shqipe

Nga sot, kuvendi i Maqedonisë së Veriut flet shqip. Pas publikimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve në fletoren zyrtare, kryeparlamentari Talat Xhaferi konfirmoi zhvillimin e seancës së parë të enjten.

 Ky njoftim irritoi deputetët opozitarë të VMRO-DPMNE-së, të cilët u larguan nga salla.

Partia e drejtuar nga Hristian Mickoski akuzoi Xhaferin duke thënë se shkel ligjin pasi gjuha e vetme zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN