Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mazhoranca 'rrëzon' Metën, Ok opozitës për 'Cakajn'

Nga A2 CNN
31 Janar 2019, 19:45 | Politikë
Mazhoranca 'rrëzon' Metën, Ok opozitës për

Pasi opozita braktisi kuvendin, mazhoranca i tha jo dekretit te Presidentit Ilir Meta për të emëruar në krye të KLSH Bahri Shaqirin.

Me 77 vota kundër, dhe pa votën e opozitës dhe të Edi Ramës, rrezohet edhe kandidatura e dytë e presidentit, pas Vitore Tushes.

 Parlamenti miratoi ngritjen e komisionit hetimor për Drejtorinë e sigurimit të informacionit të klasifikuar, e cila i dha Gent Cakajt certifikatën e sigurisë 24 orë nga propozimi për ministër i Jashtëm.  Komisioni do të drejtohet nga demokrati Enkeled Alibeaj, si dhe anëtarë opozitare do të jenë Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi, Luan Rama.

Anëtaret e mazhorancës janë Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Spartak Braho,  Klotilda Bushka dhe Alket Hyseni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani