Mesfushori i kombëtares transferohet në Izrael – A2

Mesfushori i kombëtares transferohet në Izrael

Në orët e fundit të kësaj merkatoje dimri ka ndryshuar ekip edhe mesfushori shtatshkurtër i Kombëtares kuqezi, Jahmir Hyka.

30-vjecari është transferuar në Izrael te Makabi Netania. Mesfushori me tipare ofensive firmosi kontrate për një vit e gjysmë dhe tani do të provojë një aventurë të re.

Në karrierë e tij, Hyka ka luajtur të Rozenborg në Norvegji, Mainz në Gjermani, Olimpiakos e Panionios në Greqi, Lucerna në Zvicer dhe në dy vitet e fundit me San Hoze në Major League Soccer në Amerikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2