Opozita në Kosovë: Qeveria dështoi, të dorëhiqet

Kriza që ka përfshirë qeverinë e Kosovës lidhur më çështjen e taksës ndaj importeve serbe shtyu ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, të zhvillonte një takime krerët e shtetit.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi atë që u tha në takim, por sipas burimeve të cituara nga mediat e Kosovës, ende nuk ka përafrim të qëndrimeve sa i përket taksës.

Pas dy ditësh përplasje në distancë, krerët e koalicionit qeveritar dhe Behgjet Pacolli, u takuan  mbrëmjen e së mërkurës për të diskutuar lidhur me krizën.

Bisedimet u zhvilluan në ndërtesën e Qeverisë e zgjatën më shumë se dy orë. Sipas raportimeve në media, gjatë takimit është thënë se Haradinaj nuk mund t’i mbajë të dyja, edhe taksën edhe qeverinë dhe duhet të gjendet një kompromis për këtë.

 Në një deklaratë qeveria e Kosovës njoftoi: “Është vlerësim i përbashkët se koalicioni është funksional dhe i qëndrueshëm. Do të vazhdohet me përkushtim për arritjen e qëllimeve në përputhje me objektivat programore qeverisëse”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se platforma e dialogut e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvend do të reflektoje pozicionin unik të institucioneve të vendit për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që duhet të rezultojë me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ndërkaq  përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, konsiderojnë se qeverisë i ka ardhur fundi. Deputetët nga dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se koalicioni qeverisës, nuk ishte serioz dhe është formuar për të përmbushur orekset politike dhe klienteliste.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN