Pedagogët takim me ministren, studentët në pritje

Rifillimi i mësimit te Drejtësia ka çorientuar studentët e ngujuar në lidhje me vazhdimësinë e bojkotit. Përpiqen të mbajnë frymën e protestës në ambientet e fakultetit ku janë ngujuar prej javësh.

Ende nuk kanë një vendim se çdo të ndodhë gjatë muajit shkurt, ndërkohë që u afron sezoni i provimeve.

Ndërsa 1 shkurti, afati i vendosur nga pedagogët në lidhje me kërkesat për ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë, do të nisë nga një takim me ministren Besa Shahini.

Pas takimit, pedagogët në asamble do të vendosin për qëndrimin e tyre, ndërsa studentët kanë rifilluar mësimin. Të paktë janë ata që vijojnë bojkotin në Fakultetin Filologjik, në Shkencat Sociale dhe te Drejtësia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN