Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Si lindi regjimi i “burgut të fortë” në Italinë fqinje

Nga A2 CNN
31 Janar 2019, 21:47 | Bota
Si lindi regjimi i “burgut të fortë” në Italinë

I ashtuquajturi regjimi “penitenciar bis-41” u prezantua për herë të parë në ligjet italiane ne vitin 1986, dhe në atë kohë ishte një kundërpërgjigje ndaj emergjencave të brendshme në burgje, si revoltat apo sjelljeve të tjera të cilësuara veçanërisht të rënda.

Që prej vitit 1992, aplikohet edhe ndaj krerëve të mafies. Pas vrasjes së gjykatësit Paolo Borselino në një sulm me bombë në Palermo atëherë ministri i Drejtësisë, Claudio Martelli vendosi të firmosë masat e para të bis-41.

Shteti donte t’i tregonte forcën e tij mafies në vend, kështu në “zemër” të natës, 55 të burgosur u transferuan me avionë ushtarakë nga burgu palermitan drejt ishullit të Pianosës. Qëllimi kryesor i këtij regjimi ishte pengimi i kalimit të urdhrave apo komunikimeve të tjera mes kriminelëve në burgjet vendase.

Regjimi i burgut të fortë, lindi si iniciativë e përkohshme, por u zgjat deri në 2002-shin, vit kur hyri në rregulloren pentitenciare.

Nga2009-ta, ministri i Drejtësisë mund ta aplikojë për 4 vjet dhe ta rinovojë çdo dy vite. 20 për qind e kriminelëve të burgosur nën regjimin bis-41 është pjesë e kategorisë së terroristëve politikë, ndërsa pjesa tjetër janë të dënuar për krime të rënda mafioze.

Toto Rina ishte një prej të parëve e më të njohurve që ju nënshtrua modaliteteve të tilla ndëshkimore. Ashpërsia e dënimit kontribuoi për përkeqësimin e kushteve shëndetësore.

Aktualisht, ekzistojnë 22 burgje italiane që mund të pranojnë të dënuar që i nënshtrohen këtij lloj regjimi të veçantë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani