Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Taksa”, Haradinaj: Gjithçka mund të ndodhë. Thaçi: Lidhja me SHBA nuk sfidohet

Nga A2 CNN
31 Janar 2019, 16:31 | Kosova
“Taksa”, Haradinaj: Gjithçka mund të ndodhë.

Kryeministri i Kosovës, Ramusha Haradinaj, nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve në skenën politike, për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit qeverisës rreth taksës ndaj importeve serbe.

“Ne jemi në proceset, po them ashtu reale politike, të gjitha janë të mundshme në këto ditë dhe javë që vijnë. Dëshira ime është që së pari këtë të shtunë të kryejmë disa detyra që janë me interes për vendin pra buxhetin, që mos t’i lëmë arsimtarët dhe të tjerët pa paga se dimë çka do të thotë ajo, nëse mospajtimet politike vazhdojnë mund të rezultojnë edhe me të arritura tjera, çfarëdo qofshin ato”, tha Haradinaj.

Deklarate erdhi pas takimit të krerëve të institucioneve me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett lidhur me krizën politike në vend. Haradinaj shtoi se nuk është e drejtë që bisedimet me Beogradin të kushtëzohen me taksën.

“Serbia ka marr plot vendime të brendshme dhe asnjë nga ato për ne nuk ka qenë kusht që të mos shkojmë në tavolinë. Nëse zonja Mogherini dëshiron ta vazhdojë dialogun le ta vazhdojë”, u shpreh Haradinaj.

Dallimet për tarifat kanë lëkundur marrëdhëniet mes Thaçit, Haradinaj e Veselin, edhe pse pas takimit të zhvilluar pasditen e së mërkurës, drejtuesit e koalicionit qeverisës thanë se koalicioni është funksional dhe i qëndrueshëm. Nga ana e tij presidenti Thaçi, i cili i ka premtuar Shteteve të Bashkuar kompromis me Serbinë, tha se partneriteti me Uashingtonin ishte i pasfidueshëm.

“Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i SHBA-ve dhe nuk ka individë apo agjendë ditore që do ta sfidoj këtë partneritet të shtetit të Kosovës, të vullnetit të qytetarëve as sot as në të ardhmen pra me SHBA-të”, tha Hashim Thaçi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli