Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Transplanti i veshkës, hetime për Abidal

Nga A2 CNN
31 Janar 2019, 22:56 | Futboll
Transplanti i veshkës, hetime për Abidal

Një gjykatë në Barcelonë ka nisur një hetim për ish-mbrojtësin katalanas Erik Abidal.

Bëhet fjalë për transplantin e veshkës që ish-futbollisti kreu në vitin 2012. Gjykata po investigon pasi disa prokurorë kanë ngritur dyshime në lidhje me identitetin e dhuruesit të veshkës.

Abidal, i cili tashmë është pjesë e Barcelonës në rolin e drejtorit sportiv, ka thënë se ka marrë organin nga një i afërmi tij me emrin Zherard Armand.

Një gjyqtar, i cili më parë e kishte braktisur çështjen për shkak të mungesës së provave, kërkoi që ajo të rihapet për shkak të "parregullsive ose mospërputhjeve" të pretenduara në historinë klinike, sipas një urdhri të gjykatës të parë.

Klubi i Barcelonës nuk i është përgjigjur interesimit të mediave lidhur me çështjes. Edhe vetë francezi ka mohuar të ketë parregullsi në këtë çështje. Erik Abidal u detyrua të kryej transplantin në prill të 2012 pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Ai ia doli të kthehej në fushë atje ku luajti edhe disa ndeshje me Barcelonën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani