Vuçiç, letër Trump: Të gjejmë zgjidhje për Kosovën

Serbia i kërkon ndihmë Shteteve të Bashkuara për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme për konfliktin me Kosovën.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, ndoqi shembullin e homologut të tij Hashim Thaçi, dhe i dërgoi letër presidentit amerikan Donald Trump.

Vuçiç shkruan se Serbia nuk mund të arrijë e vetme zgjidhjen dhe ankohet për taksën e vendosur nga Kosova.

Sipas tij, tarifa 100% për mallrat serbe është pengesë serioze për vijimin e dialogut mes vendeve. Në fund Vuçiç rithekson angazhimin e tij për gjetjen e një zgjidhje dhe fton presidentin Trump për vizitë në Beograd.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN