Fyerjet në Kuvend, shqiptarët, “leksion” qytetarie politikanëve

Ditën e djeshme në Kuvend mbizotëroi një fjalor fyes që në fakt nuk është i pazakontë për deputetët, por përtej çdo parimi apo kodi sjellje.

Çfarë parashikon kodi i sjelljes për deputetët?
Fyerjet dhe gjuha e përdorur në Kuvend janë në kundërshtim me Kodin e Sjelljes që e kanë miratuar vetë deputetët.

Fyerjet dhe gjuha e përdorur në Kuvend janë në kundërshtim me Kodin e Sjelljes që e kanë miratuar vetë deputetët.

Kodi i Sjelljes ndalon rreptësishtë përdorimin e gjuhës së pahijshme fyese ose kërcënuese nga deputetët, sikurse edhe ofendimet dhe sulmet fizike.

Sipas këtij kodi, deputetit i ndalohet të përdorë një gjuhë të shprehuri, e cila nxit urrejtjen në bazë të racës, gjinisë, gjendjes civile apo orientimit seksual.

Deputetët e kanë të ndaluar të shfaqin forma diskriminimi dhe stereotipizimi në komunikimin e përditshëm dhe në fjalime politike. Deputeteve gjithashtu nuk u lejohet të kryejnë veprime të tjera ose gjestikulacione të pahijshme, përçmuese dhe ofenduese ndaj kolegëve.

Në rast të shkeljeve të parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, ndaj deputetit zbatohen masat disiplinore deri në përjashtimin me 10 ditë nga punimet parlamentare.

Qytetarët u japin “leksion” politikanëve
Çdo të enjte shqiptarët indinjohen çdo herë e më shumë me politikanët që kanë votuar në Parlament. Gjuhës së tyre joetike dhe degjeneruese, i japin një leksion qytetarët e zakonshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN