Lacio në gjysmëfinale, Strakosha eliminon Interin – A2

Lacio në gjysmëfinale, Strakosha eliminon Interin

Tomas Strakosha ishte heroi i ndeshjes, në fitoren 3 me 2, që Lacio regjistroi pas penalltive ndaj Interit. Portieri shqiptar rezultoi vendimtar në triumfin e ekipit të tij, duke pritur penalltitë e Lautaro Martinez dhe Raxha Naingolan.

Dy ndërhyrje falë të cilave Lacio e sheh veten në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, aty ku tashmë do të përballet me Milanin.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa goditjet nga 11-metrat erdhën pasi edhe shtesa u mbyll në barazim, ku Ikardi i’u përgjigj avantazhit të miqve me Imobilen.

Shkarkoni aplikacionin e A2