Merkel i thotë lamtumirë “Facebook”-ut

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i thotë lamtumirë rrjetit social “Facebook”.

Drejtuesja e qeverisë federale ka publikuar një video-mesazh në faqen e saj duke falenderuar mbështetësit dhe u kërkon atyre që ta ndjekin në “Instagram”.

E hapur në mars të 2009, faqja zyrtare e Merkel në Facebook numëronte 2.5 milionë ndjekës.

Motivi i këtij largimi, duket të jetë abuzimi me të dhënat personale nga rrjeti social me më shumë përdorues në botë.