Negociatat me Greqinë, Dule: Rama i përkeqësoi qëllimisht

Në emisionin “I Ftuari” në A2, të gazetarit Endri Xhafo, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, foli edhe për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi pas largimit të Bushatit dhe delegimit te Gent Cakaj në Ministrinë e Jashtme.

“Rasti i  Bularatit nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë në marrëdhëniet me Greqinë. Rama është mburrur se i ka përkeqësuar qëllimisht marrëdhëniet, me qëllim që të ulte palën greke në negociata. Rama ka instrumentalizuar marrëdhëniet me një vend fqinj, për t’i konsumuar në debatin e brendshëm politik”, tha Dule.

Më tej, ai u shpreh se negociatat me Greqinë nuk mund të shkojnë më tej nga Rama. “Rama nuk mund t’i çojë përpara marrëdhëniet me Greqi. Ai ka thënë se i ka përkeqësuar qëllimisht”, tha Dule.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN