PD nis protestat në rrethe, Basha nuk ndal turin

Partia Demokratike nis turin e protestave në rrethe duke kërkuar krijimin e një qeverie kalimtare, si të vetmen zgjidhje për atë që e cilëson krizë politike në vend.

Stacioni i parë i protestave në rrethe do të jetë Mati. Paralelisht kryetari i PD do të vijojë turin e tij të takimeve me qytetarët duke u ndalur nesër në Fier dhe në Mallakastër.

Demokratët kanë zgjedhur kështu të inkurajojnë në disa forma angazhimin e qytetarëve për protestën e madhe të 16 shkurtit, përmes protestave në rrethe dhe ftesës që kryetari Basha i bën qytetarëve në kuadër të turit të tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN