Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

SHBA “ngrin”, Australia “digjet”, Europa rrezikohet nga përmbytjet!

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2019, 18:48 | Lifestyle

Kushtet ekstreme të motit po mbajnë të mbërthyer globin. Ndërsa Shtetet e Bashkuara vuajnë nga i ftohti rekord me temperatura deri në -50 gradë celsius, Australia po shkrihet nga një valë ekstreme e të nxehtit.

Javë pas jave temperaturat vazhdojnë të ngrihen duke prekur të teta shtetet. Rrugët rreth janë shkrirë, infrastruktura është dëmtuar, pyjet po digjen dhe shumë kafshe e peshq kanë ngordhur. Qyteti jugor i Adelaides përjetoi ditën më të nxehtë në histori, me termometrin që shënoi 46.6 gradë.

Zyra meteorologjike australiane njoftoi të premten se janari do të ishte muaji më i nxehtë i shënuar ndonjëherë.

Ndërsa në Australi qytetarët rrezikohen seriozisht nga dehidratimi, amerikanët udhëzohen të qëndrojnë brenda për të shmangur hipoterminë. “Qëndroni brenda. Nëse ju duhet të dilni patjetër shoqërohuni nga dikush pasi nëse rrëshqisni do ta gjeni veten në telashe”.

I ftohti paralizues është përgjegjës për vdekjen e të paktën 21 persona. Nga Shtetet e Bashkuara vijnë çdo ditë pamje nga më befasueset, si ato që shfaqin ngrirjen e menjëhershme të ujit të zier apo ngrirjen e pantallonave!

Europa, sakaq, kërcënohet nga përmbytjet, që pritet të godasin veçanërisht shtetet Mesdhetare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë