SHBA pezullon traktatin bërthamor me Rusinë

Shtetet e Bashkuara pezulluan Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme me Rusinë.

Ky ishte një pakt i rëndësishëm mes Uashingtonit dhe Moskës që përbënte themelin e sigurisë Europiane që prej Luftës së Ftohtë.

“Për vite, Rusia ka shkelur kushtet e Traktatit për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme”, u shpreh sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo duke njoftuar vendimin.

Ai tha më tej se shkeljet e Rusisë vendosin miliona jetë qytetarësh amerikanë dhe europianë në rrezik të madh.

Pompeo nënvizoi se Uashingtoni i dha mjaft kohë Moskës që të rikthehej në respektimin e traktatit. Por, sipas tij, tashmë ka ardhur koha për të marrë masa.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN