Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Taksa ndaj Serbisë, Mogherini: Fola me Thaçin, s’ka kohë për të humbur

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2019, 20:23 | Kosova
Taksa ndaj Serbisë, Mogherini: Fola me Thaçin, s’ka kohë

Me anë të një postimi në “Twitter”, Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini shkruan se ka folur së fundmi me Presidentin Thaçi, i cili sipas saj ka përsëritur heqjen e taksës, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejt.

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për Ballkanin Perëndimor. “Nuk ka kohë për të humbur”, e mbyll postimin e saj Mogherini.

Thuajse në të njëjtën kohë edhe Hashim Thaçi ka bërë një postim në “Facebook” ku shkruan se ka folur në telefon me Mogherinin dhe i ka kërkuar vazhdimin e dialogut.

“Pavarësisht se mund të duket e padrejtë, ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së. Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira. Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut. Ky veprim demonstron përkushtimin tonë për marrëveshje paqësore dhe për më tepër, ruan dhe forcon aleancën tonë me BE-në, NATO-n dhe në mënyrë të veçantë me SHBA-në”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë