Tirana dhe Teuta ndalen në barazim në “Selman Stërmasi” – A2

Tirana dhe Teuta ndalen në barazim në “Selman Stërmasi”

Teuta nuk ka mundur sërish të fitojë e këtë herë është ndalur në një barazim 1-1 në “Selman Stërmasi” ndaj skuadrës së Tiranës.

Skuadra e drejtuar nga korçari Blendi Shkëmbi arriti të shënojë e para pa u mbushur ende 2 minuta lojë. Progni shfrytëzoi krosimin perfekt të Frashërit për të mposhtur Abibin dhe për tu dhënë avantazhin “djemve të detit”.

Por bardheblutë reaguan dhe arritën të shënojnë golin e barazimit që në pjesën e parë me anë të Ngoo. Në të 38-ën pas një aksioni model të bardhebluve, Halili dhe Ngoo kombinuan shumë mirë mes tyre brenda zone me sulmuesin anglez që arriti të barazonte shifrat me një goditje fluturimthi.

Pjesa e mbetur e ndeshjes, pavarësisht rasteve nuk dhuroi më gola dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë në këtë takim.

Shkarkoni aplikacionin e A2