Veliaj: Parkingjet me koncesion, shtohen lehtësirat. Basha: Projekte korruptive

Ndërsa ishte mbledhur këshilli bashkiak i Tiranës, kreu i opozitës ishte në proteste me banorët e Astirit në unazën e re. Lulzim Basha tha se dy projektet e reja të kryebashkiakut Veliaj, shembja e policisë bashkiake për një projekt ndërtimi dhe dhënia me koncesion e parkingjeve,  janë afera korruptive.

Por kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se akuzat e opozitës janë shpifje dhe se synimi i projektit të parkingjeve është “shtimi i mënyrave të pagesës, duke sjellë lehtësi për qytetarët”.

Sipas tij, nuk do të ketë vetëm pagesë me sms apo direkt tek inspektori, por edhe përmes aplikacioneve apo bankomatëve në vendet e parkimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN