Vulgariteti politik, pse degradoi fjalori në Kuvend…

Vulgariteti në gjuhën dhe diskursin politik të përdorur mes politikanësh në institucionet më të larta të vendit tonë siç është Parlamenti, është bërë tashmë diçka e zakonshme. Është e vështirë të vësh gishtin mbi fajtorin apo mbi palën që është më banale se tjetra.

Por a po përdoret kjo lloj retorike për të manipuluar mënyrën se si ne i kuptojmë çështjet e vërteta që na shqetësojnë? Dhe në këtë rast të përdorësh sharje dhe fyerje, a është një tjetër strategji që politikanët mendojnë se mund t’i ndihmojë në kauzën e tyre?

Për të diskutuar këtë temë ishin të ftuar në “A2 Debat” Ralf Gjoni, ekspert komunikimi dhe Jonila Godole, studiuese e shkencave të komunikimit dhe pedagoge e gazetarisë, pranë universitetit të Tiranës.

Jonila Godole shprehet se është e kot të thua që politikanët janë pasqyrë e popullin tonë. “Ajo që ndodh aty është e përsëritur dhe nuk ka aspak përmirësim. Kanë miratuar kode sjelljeje, por nuk ndryshon asgjë. Është një nivel shumë i ulët komunikimi. Mbase kjo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga gjërat reale që shqetësojnë shqiptarët. Po ashtu, është edhe një sëmundje e trashëguar nga e kaluara, pasi merreshim me punët e tjetrit”, u shpreh pedagogia.

Populli i ka zgjedhur këta dhe janë teatri më i bukur i javës. E enjtja është spektakli më argëtues për të gjithë teleshikuesit e telenovelave turke. Ne kemi dalë nga 500 vjet perandori otomane, dy luftëra botërore dhe një diktaturë nga më mizoret në botë, e cila kultivoi speciet lëpirëse. Nga të dyja anët në Kuvend, edhe e mbështetësve. Ka një aprovim në grup”, u shpreh Ralf Gjoni, ekspert komunikimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN