Aksident me pasojë një të plagosur rëndë në Shkodër

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë në qytetin e Shkodrës pas një aksidenti të ndodhur në orët e mbrëmjes së të shtunës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Bahçallëk”, ku një motoçikletë është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN