Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Demonstratat mbërthejnë Venezuelën, koha për dialog përfundoi...

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 17:13 | Bota

Koha për dialog ka përfunduar. Tashmë është koha për aksion”. Deklarata është bërë nga zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, në mbështetje të opozitë në Venezuelë.

Tashmë sipas Pence, të gjitha opsionet janë mbi tryezë dhe është koha që regjimi diktatorial i Maduros të përfundojë njëherë e mirë. Mbështetja për liderin e opozitës, të njohur tashmë si president nga SHBA dhe nga Parlamenti Europian, bëhet më zyrtare edhe brenda vendit pasi duket se Guaido tashmë gëzon edhe mbështetjen e ushtrisë.

Një gjeneral i lartë i forcave ajrore të Venezuelës tha se ushtria mbështet liderin Huan Guaido si kreun e shtetit. Ndërkohë në Venezuelë, në mbarë vendin janë organizuar këtë të shtunë demonstrata mbarë kombëtare, për t’i bërë presion Nikolas Maduro për t’u dorëhequr.

Disa shtete anëtare të BE-së pritet që javën e ardhshme ta njohin zyrtarisht Gauidon si president të përkohshëm legjitim të Venezuelës, ndërsa të vetmet që nuk e kanë pranuar atë janë Kina dhe Rusia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë